Gjergj Kastrioti, i njohur si Skėnderbeu ose Dragoi i Shqipėrisė, ėshtė heroi kombėtar i vendit, dhe monumentet e tij mund ti gjesh nė ēdo cep tė Shqipėrisė. Babai i tij Gjon Kastrioti, i cili kishte nėn zotėrim principatėn qė pėrfshinte Matin, Krujėn, Mirditėn dhe Dibrėn, iu kundėrvu Perandorisė Osmane qė udhėhiqej nga Bejaziti i II. Ai dėshtoi dhe si pasojė, Gjergj Kastrioti bashkė me tre vėllezėrit u morėn peng nga Sulltani. Skėnderbeu u trajtua nė shkollat ushtarake, ku u bė njė oficer i ushtrisė sė Sulltanit.
Ai u gradua me gradėn general, dhe mė pas Sulltan Murati i II-tė i dha titullin e guvernator i Provincave qendrore shqiptare. Ai mori titullin Skėnderbej, qė do tė thotė Lordi Aleksandėr, duke e krahasuar me Aleksandrin e Madh pėr shkak tė aftėsive ushtarake tė mėdha tė tij. Nė 1443, kur ai u dėrgua tė luftonte kundėr Hungarezve, Skėnderbeu e la ushtrinė Osmane dhe i kthye nė Krujė. Duke valvitur flamurin Shqiptar, ai u foli bashkėatdhetarėve tė tij me kėto fjalė: "Lirinė nuk ua solla une, atė e gjeta kėtu midis jush". Skėndėrbeu bashkoi principatat Shqiptare mė 1444 dhe mblodhi forca ushtarake qė arrinin deri nė 20 000, luftoi dhe mundi ushtrinė Osmane disa herė 25 vitet e ardhshme. Fitoret e tij tėrhoqėn vemendjen e Venecies, Napolit, dhe Vatikanit. Tė trembur nga shtrirja e Perandorisė Osmane deri nė Adriatik, ata panė tek Skėnderbeu shpresėn pėr shpėtimin e Kristianizmit. Ata i siguruan Skėnderbeut, para dhe mbėshtetje me trupa ushtarake. Kur Kostandinopoja (Stanbolli i sotėm) ra nė 1453 – in Papa Pali i II, u pėrpoq tė organizonte njė kryqėzatė kundėr Perandorisė Osmane dhe pjesė e kėtij plani ishte t`i jepte sa mė shumė ndihma Skėnderbeut. Mė 1468, Skėnderbeu vdiq nė Lezhė. Ushtarėt e tij i rezistuan edhe 12 vjetė tė tjera ushtrisė Osmane. Skėnderbeu pėrdori shqiponjėn 2 krenare nė vulėn e tij, kėshtu qė pėrfshiu edhe flamurin kombėtar. Shqiponja dy krenare ėshtė njė simbol i pėrbashkėt heraldik dhe viksiologjik. Shumė kombe tė Evropės Lindore e pėrdorin atė sot, qė e kanė adoptuar nga Perndoria Romake e Lindjes (Bizanti). Nė bizantin heraldik, kokat paraqesin sovranitetitn e dyfishtė tė perandorit (laik dhe fetar), dhe sundimin e nė Lindje dhe Perėndim. Skėnderbeu me sa duket zgjodhi shqiponjėn duke llogaritur traditėn qė Shqiptarėt janė pasardhės tė shqiponjave. Ata e quajnė veten "shqiptarė" qė do tė thotė: "bijtė e shqipes".